Problemet më të mëdha në veri të Kosovës janë “presioni mbi popullatën lokale” nga “regjimi” në Prishtinë, gjendja e paqëndrueshme politike dhe e sigurisë, si dhe mungesa e zhvillimit ekonomik – tha drejtori i programit të OJQ-së Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC) në Mitrovicë, Aleksandar Rapajić.

Ai e sheh si zgjidhje të mundshme formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Rapijiq vlerësoi gjithashtu se Lista Serbe me kthimin në procesin zgjedhor dëshiron të ketë kontroll mbi atë që po ndodh dhe të zvogëlojë tensionet, por po ashtu ka thënë se është diskutabile nëse serbët në veri do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale nëse ato shpallen.

Kjo përmbajtje është krijuar në kuadër të projektit “Ndërpreje heshtjen”, i cili zbatohet nga Alternativna në partneritet me Radio Kontakt Plus.

Përmbajtja është krijuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe është përgjegjësi e vetme e Alternativna dhe Radio Kontakt Plus, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *