Në podcastin me pronarin e RTV Mir, Nenad Radosavljević, kemi diskutuar për krizën aktuale në veri të Kosovës, zgjidhjet e mundshme dhe kush është përgjegjës për situatën aktuale.

Fajtorin ai e sheh tek Aleksandar Vučić, i cili, thotë, i ka dhënë urdhër Listës Serbe që të mos marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës.

Ndërsa, ai e sheh kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin si përgjegjësin e dytë për krizën aktuale për shkak të vendimit për dërgimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës që morën nën kontroll ndërtesat komunale në katër komuna në veri të Kosovës.

Zgjidhjen e sheh në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por pas tërheqjes së njësive speciale nga veriu. Ai e përshkruan Asociacioni i Komunave Serbe si “karrotë dhe shkop”.

Kur zgjidhja e problemit nuk dihet, atëhere thirret në Asociacion. Gjë që nuk është zgjidhje thelbësore, tha ai.

Podkasti u xhirua më 22 qershor.

Kjo përmbajtje është krijuar në kuadër të projektit “Ndërpreje heshtjen”, i cili zbatohet nga Alternativna në partneritet me Radio Kontakt Plus.

Përmbajtja është krijuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe është përgjegjësi e vetme e Alternativna dhe Radio Kontakt Plus, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *