Punëtoria për luftën kundër lajmeve të rreme: Dezinformimi qarkullon si në hapësirën mediatike ashtu edhe në publik

Punëtoria kushtuar luftës kundër lajmeve të rreme u mbajt më 25 nëntor në Mitrovicën e Veriut, ku mblodhi mbi 20 gazetarë, punonjës mediatikë dhe aktivistë qytetar nga redaksitë që raportojnë në gjuhë të ndryshme në Kosovë.

Gjatë aktivitetit të organizuar nga faqja e internetit Alternativna, pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe strategji në njohjen dhe luftimin e lajmeve të rreme, duke pasur parasysh ndikimin e tyre shpesh shkatërrues në shoqëri, që krijon ndarje dhe mosbesim. Përmes një diskutimi interaktiv, gazetarët ndanë praktikat më të mira në kërkimin e informacionit, verifikimin e burimeve dhe reagimin e shpejtë ndaj përhapjes së dezinformatave.

Theks i veçantë iu kushtua bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve që raportojnë në gjuhë të ndryshme në Kosovë, duke e njohur bashkëpunimin ndërsektorial si kyç në identifikimin dhe luftimin e lajmeve të rrejshme. Pjesëmarrësit treguan qartë se një bashkëpunim i tillë forcon integritetin e medias dhe kontribuon në ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

Si pjesë e punëtorisë, pjesëmarrësit formuluan një sërë rekomandimesh në luftën kundër lajmeve të rreme. Disa nga propozimet kryesore përfshijnë ndëshkimin financiar të medias për të garantuar llogaridhënien, rregullimin e fushës së portaleve në mënyrë që veprimtaria e tyre ti përgjigjet ligjit, fokusimin në financimin e medias për garantimin e objektivitetit, dallimin mes mediave të vërteta dhe burimeve të tjera të informacionit, verifikimin e informacionit nga shumë burime, punë për edukimin mediatik, bashkëpunim në shkëmbimin e informacionit, mësimin e gjuhëve të komuniteteve të tjera, kujdes të veçantë dhe monitorim gjatë ngjarjeve gjatë krizës.

Gjithashtu, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e respektimit të ligjit në nivel qendror dhe lokal, veçanërisht në lidhje me përdorimin e gjuhës dhe qasjen në informacione publike. Rekomandimet përfshijnë bashkëpunim më të fortë ndërmjet institucioneve dhe mediave, hapje në ofrimin e informacionit për qytetarët, më shumë punë në terren dhe verifikim të deklaratave të politikanëve, si dhe thirrje për hapje më të madhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë ndaj mediave, duke përfshirë ofrimin e informacionit për vizitat, dialogun dhe marrëveshjet e arritura.

Projekti mbështetet nga granti Ad Hoc i projektit rajonal SMART Balkans – Shoqëria Civilepër  shoqëri të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, e cila zbatohet nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD) BiH, Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) Maqedonia e Veriut dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) Shqipëri, ndërsa financiarisht mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e veçantë e Alternativna dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Qendrës për Promovimin e Shoqërisë Civile, Qendrës për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM), Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *