Më 25 prill, portali Alternativea organizoi debatin “Pozita e mediave, gazetaria cilësore dhe sfidat e redaksive serbe në Kosovë”, në Qendrën Mediale të Çagllavicës.

Pjesëmarrës ishin – kryeredaktore dhe redaktore përgjegjëse e radios Kontakt plus Daniela Tomašević, kryeredaktorja dhe redaktorja përgjegjëse e Alternativna Ana Marija Ivković, kryeredaktori dhe redaktori përgjegjës i radios Kim Goran Avramović dhe gazetari i Radio Goraždevac Milić Petrović.

Debati u moderua nga gazetarja Sanja Sovrlić.

Në debat u prezantuan rezultatet e projektit mediatik “Ndërpreje heshtjen”, ndërsa pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve kyçe lidhur me temat më të përfaqësuara, gazetarinë cilësore dhe sfidat me të cilat ballafaqohen redaksitë serbe në Kosovë.

Debati u organizua në kuadër të projektit “Ndërpreje heshtjen”, i cili zbatohet nga Alternativna në partneritet me radion Kontakt Plus.

Debati u organizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, qëndrimet dhe opinionet e shprehura në debat janë përgjegjësi e vetme e Alternativna dhe radios Kontakt Plus dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *