“Për njeriun fillimisht do të duhej të flisnin veprat dhe arritjet e tija, e për karakterin dhe personalitetin e tij, njerëzit që kalojnë kohë me të.”

Jo, ky nuk është një citat nga libri i ndonjë shkrimtari të njohur. Autori i kësaj fjalie poetike është nga Kamenica – Vesel Salliji, dhe kjo fjali është pjesë nga përgjigja në pyetjen “Si do e përshkruaje veten?”. Besojmë që ai nuk do të pajtohej me këtë epitet që i kemi vendosur përgjigjes së tij, por do të pajtoheni me neve që në përgjigjen e tij gjendet njëra nga porositë e jetës. Nuk duhet të gjykojmë tjerët me asgjë, pos me veprat e tyre.

Piktura

Ata që nuk e njohin Veselin, do të habiten me mozaikun e njohurive të tija. Piktura, sociologjia, dizajni, shkenca…

Portrete, Mbrapa melankolisë – është titulli i veprave të tija të ekspozuara. A keni parë pikturat e Veselit? Kritika thotë – një manuskript i veçantë personal.

“Nuk ekziston kallëp me të cilin punoj. E konsideroj veten një artist të ri i cili ende është në kërkim të vetvetes. Dhe motivet që përdori në shprehjen vizuale më së shumti varen nga gjendja ime momentale, ose me anë të cilës më është imponuar,” shpjegon bashkëbiseduesi ynë.

Në pikturat e tij nganjëherë edhe “ngjyra e lumtur qan”:

“Edhe në ato ngjyra shihet dhimbja, vuajtja, ai mikro-kozmos në të cilin jam edhe unë. Atë motiv e shpreh në masën më të madhe me anë të atmosferës e cila më së shpeshti është pasqyrë e gjendjes së brendisë sime. Konsideroj që artistët nuk lidhen në mënyrë të pakëputur me motivin, ai është aty vetëm për tu shërbyer të shprehen, të cilin motiv më vonë shikuesi sipas dëshirës së tij do e vërej, ose ambientit të cilin e ka në mendime.”

Shkenca

Pasi që Veseli beson që arti nuk është i mjaftueshëm që artisti të jetë i kënaqur, nevojitet edhe inspirimi nga fusha tjera. Interesimi i tij është i drejtuar kah etnitë, zhvillimi shoqëror, zhvillimet kulturore, mediat…

Për këtë arsye, thotë, ka bërë një hulumtim shkencor në temën e etnokulturës së romëve në Kamenicë, i mentoruar nga sociologu i diplomuar, master etnologu dhe antropologu, doktoranti i sociologjisë, Slobodan Miljkovic. Ka qenë i inspiruar nga mungesa e pjesës teorisë në këtë temë dhe nevojën për të lënë gjurmë pas vetes në shoqërinë e tij.

“Në anën tjetër, shkencat natyrore nuk guxojnë të konsiderohen të panevojshme për të kuptuar lëvizjet dhe drejtimet e natyrës. Vetëm me anë të korrelacionit ndërmjet të gjitha këtyre pjesëve, dhe kërkimin e vazhdueshëm mundemi të përparojmë dhe t’i japim shpirt veprave tona,” përfundon.

Aktiviteti civil, kreativiteti

Arrijmë tek pjesët e reja të mozaikut – dizajni dhe aktiviteti civil

Veseli është në vitin e tretë të seminarit të dizajnit në Stacionin Hulumtues Petnica. Është i përfshirë edhe në aktivitet civil, por edhe është pjesë e strehimores kulturore kamenicase, Krik.

Aktivitetin civil e sheh para të gjithash si një formë me ndihmën e së cilës mund të ndikojë në komunitete të tëra. Diapazoni i gjerë i interesimin për të është një pasuri.

Mozaiku nuk mundet pa…

Por, pjesë e këtij mozaiku është edhe diçka tjetër. Kamenica është pjesë ku bashkohen dhe bashkekzistojnë kultura, gjuhë, dhe shoqëri të ndryshme… Pa dashur të bëjmë një ndarje bazuar në “kriteret” e mësipërme, shtrohet pyetja e mirëbesimit. Ky gjimnazist i përgatitur mirë, nga gjimnazi në Kamenicë – Ropotovë e Madhe – sigurisht ka përgjigje edhe në pyetjen se si ia kalon, për shembull, me bashkëmoshatarët e tij?

“Ashtu siç është Kamenica një vend multietnik, me të gjithë njerëzit që jetojnë në të, me të cilët çdo ditë kam kontakt dhe komunikim, me vite të tëra, jam mësuar të shoh njerëzit si njerëz, pa iu ngjitur etiketime. Shoqërohem me bashkëmoshatarët e mi, ashtu si me të tjerët në të njëjtin habitus. Duke parë që bisedat me njerëz të tillë më pëlqejnë, me të cilët bashkë zhvillohemi, njohim njëri tjetrin dhe botën përreth, dhe kjo është një arsye e mjaftueshme për të pranuar një person si një mik të sinqertë,” na përgjigjet.

Derisa ne mendojmë rreth kësaj përgjigje, porosisë nga fillimi i tekstit, por edhe nga çiltërsia ndaj të tjerëve e cila ndërtohet nga shkenca, kreativitet, përfshirja, angazhimi, Veseli shtron planet. Po afrohet regjistrimi në fakultet, e vitin e ri e pret duke u përgatitur edhe për një ekspozitë personale…

E presim këtë!

Përdorimi i tekstit lejohet me një tregues të qartë të burimit dhe lidhjen me burimin e tekstit ose faqen kryesore të platformës.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *