Uebfaqja Alternativna organizoi të hënën, 14 qershor 2021, eventin përfundimtare të projektit “Gathered in Art: We believe in art”. Publikimi përfundimtar i projektit me punimet e artistëve të cilët më parë botuan punimet e tyre në platformën me po të njëjtin emër, një diskutim i titulluar “Vendet alternative të mbledhjes – iniciativa të pavarura për kulturë, art, liri”, një ekspozitë nga Sunčica Andrejević, si dhe si një program muzikor në të cilin perefermoi Ilda Krama me bashkëpunëtorin e saj kitarist.
Pjesëmarrësit në diskutim ishin – koordinatori i programit i organizatës GAIA në Mitrovicë, përfshirë Hapësirën Sociale për Dekonstruksion, Mevlude Skuroshi; një nga themeluesit e strehës kulturore Krik në Kamenicë, Sllobodan Miljkoviq; drejtori ekzekutiv i organizatës 7Arte, Lulzim Hoti dhe redaktori i programit artistik në Qendrën Kulturore Private „Akvarijus“, Aleksandar Dunđerin. Përkthimi i diskutimit ka qenë i mundur për gjuhët Serbe, Shqipe dhe Angleze.
Ata diskutuan për sfidat me të cilat përballen në punën e tyre, dhe për çfarë lloj mbështetjeje kanë nevojë, dhe nëse mbështetja institucionale do të ishte e dobishme. Bashkëbiseduesit prekën tema të tilla si largimi i të rinjve, multietniciteti dhe bashkëpunimi.
Dëgjoni audio inqizimin e diskutimit mëposhtë. Shikoni edhe fotot nga eventi:
Projekti “Gathered in Art: We believe in Art” u implementua nga Uebfaqja Alternativna me mbështetjen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Në kuadër të këtij projekti, u krijua një platformë dixhitale www.gatheredinart.com, duke prezantuar artistë që jetojnë dhe krijojnë në Kosovë. Qëllimi ishte krijimi i një hapësire virtuale për artistët, duke mbështetur dhe promovuar në të njëjtën kohë në internet dhe rrjete sociale.
Përmes këtij projekti, u mbajtën 5 ekspozita virtuale, dhe në ditët në vijim do të publikojmë tekstet e bisedave me disa nga artistët e paraqitur në këtë platformë.
Platforma është akoma e hapur për dorëzimin e punimeve. Kriteret mund ti shihni këtu.