Kur elementi i pestë e përjeton natyrën: Zgjuarja e përbashkët dhe transformimi


Za verziju teksta na srpskom jeziku kliknite OVDE

For English click HERE


Pandemia e korona virusit ende po vazhdon. Ka shkaktuar ndryshime të menjëhershme në tërë njerëzimin, por edhe në natyrë e cila siç dukët është e vetmja e cila nuk është e rrezikuar me virusin. Aq më tepër, ajo po lulëzon më shumë se kur, për shkak të pranverës, por edhe për shkak të prezencës më të vogël të atyre të cilët përndryshe e kanë rrezikuar. Se si këtë zgjuarje e sheh një piktore? Snežana Manasić pikërisht natyrën e ka shfrytëzuar si inspirim për ekspozitën e saj “Elementi i pestë”. Uji, toka, ajri dhe zjarri – janë katër elemente të natyrës, i gjithë kozmosi është krijuar në ato.

 

“Prapa elementit të pestë fshehët në të vërtetë të menduarit e artistit, vëzhgimi dhe vrulli emocional. Snežana Manasić në punimet e saja hulumton se në çfarë mënyre vetë dukuritë natyrore dhe katër elementet ndikojnë në njeriun, në zgjuarjen e tij mentale dhe shpirtërore dhe transformimin së bashku me natyrën” – nga recensioni e drejtoreshës së Akavrijus-it, Miljana Dunđerin.

Kush është elementi i pestë?

“Elementi i pestë jam unë”, thotë Manasić.

Në vetë izolim jemi më gjatë se 40 ditë, por natyra ndryshon, deshëm ne atë apo jo, shton ajo:   

“Dhe siç po shohim, derisa njeriu nuk është paraqitur gjatë këtyre 40 ditë-ve, ajo ka kryer metamorfozën e saj, për të mirë. Ka qenë interesante për mua se si natyra po lulëzon dhe ka transformimet e veta përkundër asaj se njeriu tani shfaqet në raport minimal se sa më herët. Unë jam aty elementi i pestë i cili të gjitha këto i vëzhgon, i lëshon përmes emocioneve të veta, përjetimet, i përpunon ato dhe i cili me gjendje emocionale të vet, përndryshe, i krijon pikturat”, shpjegon Manasić.

Përndryshe natyra edhe shpeshherë shfaqet në pikturat e Snežane Manasić e cila kryesisht merret me abstraksion. Punon me ndihmë të rënës, ngjitësit dhe ngjyrës – akrilikut. Punimet e kësaj ekspozite janë krijuar në letër, në teknik të kombinuar.   

Është përpjekur që punimet të mos jenë të tepërt narrativ, e që njëkohësisht të ndjehet natyra, shton ajo:  

“Shumë të menduarit dhe koncetrimit tim u ka qenë e nevojshme që të gjitha ato t’i barti, duke pasur parasysh se shumë pak kam qëndruar në natyrë”. 

Gjendja e ambientit është tema e cila në shumë raste është iniciuar në publik në kohën e pandemisë së korona virusit. Besohet se pandemia njëkohësisht është përgjigja e natyrës në mos kujdesin njerëzor. Siç dukët se në kohën e koronës i gjithë njerëzimi është rrezikuar, por jo edhe natyra.   

“Njeriu, për fat të keq, dukshëm është tjetërsuar nga natyra dhe ka harruar se është pjesë e saj. Nëse sillet në mënyrë bujare ndaj natyrës, ajo atë do ja kthej edhe më shumë, e nëse sillet në mënyrë agresive, ajo atë prapë do t’ia kthej”, beson bashkëbiseduesja jonë.

Përveç për natyrën, vetë izolimi na ka mësuar edhe një leksion – për lirinë. 

“Do të doja që pas të gjitha këtyre që na kanë ndodhur, të kuptojmë se sa vlen liria. Nuk mendoj në kuptimin politik, por mendoj në lirinë në çdo kuptim të kësaj fjale. Liria e qarkullimit, liria mentale, liria për të dalë në natyrë dhe ta kuptojmë se sa liri në të vërtet na jep natyra, por që edhe ne jemi ata të cilët e rrënojmë edhe atë edhe lirinë tonë”, thotë në bisedën për Alternativën Snežana Manasić.  

Bashkëbiseduesja jonë me siguri e dinë se çka do të thotë liria. Ka pasur nëntë ekspozita të pavarura në Serbi dhe në regjion dhe më shumë se 60 ekspozita kolektive në Serbi, Kroaci, Maqedoni, Bullgari, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Britaninë e Madhe, Hungari dhe Rumani, është pjesëmarrëse në më shumë se 40 kolonitë të artit figurativ…  

Megjithatë, vetë izolimi për te ka qenë i këndshëm, sepse, përkujton, ka kryer ekspozitë të madhe të cilën në mënyrë virtuale mund ta vizitoni: 

“Çdo lloji i artit është çështja e vetë izolimit. Çdo artist krijon me vetë vetën, në dhomën e vet. Kur them dhoma e vet, nuk mendoj në hapësirën fizike, por në qëndrim me vetën, në trupin tim, në emocionet e mija, me shpirtin tim, me mendimet e mija. Mua, si artist, karantina nuk më ka dëmtuar asgjë. Përpos që deri diku ka frustruar është pamundësia e qarkullimit kur unë për atë kam nevojë. Do ta përfundoja këtë intervistë me një fjali vërtetë të bukur, e ajo është – se arti në fakt është lutje”.  

Ekspozita është organizuar në kuadër të projektit ArtCult, në bashkëpunim me Qendrën private të kulturës Akvarijus, e të cilin e ka mbështetur UNMIK-u.

Cikli i ekspozitave ka për qëllim ta prezantoj krijimtarinë bashkëkohore të artistëve të artit të bashkësisë të ndryshme kombëtare, të gjeneratave të ndryshme dhe përcaktimeve të ndryshme stiliko-poetike të cilit jetojnë dhe krijojnë në Kosovë dhe në regjion.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *