Shoqëria dhe natyra përmes fotografisë të ruajtur prej eksploatimit komercial

Za tekst na srpskom jeziku kliknite OVDE

For English click HERE

Kush njëherë shikon me objektiv në botë përreth vetës, nuk e shikon më në të njëjtën mënyrë si më parë, beson fotografi Demir Pepić. Të gjitha ato bjeshkë, liqene, natyra e paprekur, si dhe emocioni njerëzor janë thesar të cilët ai dëshiron t’i ndanë me të tjerët. Ka dëshiruar që atë ta bëjë edhe me ne dhe me lexuesit tonë. Para jush është ekspozita virtuale e fotografive e të riut nga Rozhaja, stomatologut në botën e artit.     

“Fotografia është bashkim i aftësisë, kreativitetit dhe entuziazmit”, thotë bashkëbiseduesi jonë.

E çka ajo personalisht për atë paraqet?

“Pasionin e madh dhe, si të tillë, me xhelozi e ruaj prej eksploatimit komercial”, përgjigjet tridhjetedy vjeçari Demir i cili është në studimet post diplomatike në Mitrovicën.     

Edhe pse, megjithatë, është përcaktuar për atë që profesioni i tij jetësor të jetë stomatologjia, arti, thotë, e ka fascinuar qysh nga mosha e re: 

“Nga dashuria ndaj artit figurativ, muzikës dhe filmit, e deri të fotografia dhe kapja me syrin e objektivit të tërë asaj bukurie natyrore në të cilën, diqysh, më së miri e kam gjetur vetën.”

Në natyrë e ka gjete vetën, e aty gjejnë edhe inspirimin për vepra të tija foto-artistike. Fotografia peizazhe dhe portrete i janë më të afërta. Kjo është ajo që më së shumti edhe i pëlqen ta fotografoi – natyrën dhe shoqërinë e vet. Prandaj, edhe kjo ekspozitë pikërisht e mban titullin “Shoqëria dhe natyra”.     

A i është fotoaparati, si shumicës të fotografëve, mjet i pashmangshëm të cilin e mban kudo qe niset?   

Demir Pepić

“Fillimisht ka qenë ashtu. Mirëpo sot, si fotograf i peizazhit, kohën e shumët e kaloj në hulumtimin e lokacioneve dhe vetë përgatitjes për fotografim. E tërë kjo përfshin procesin e krijimin e fotografive kualitative”.   

Të hulumtoi dhe fotografoi në periudhën paraprake nuk ka mundur – fajtor është karantina e shkaktuar me pandeminë e korona virusit. 

“Karantina ka qenë gjë e tmerrshme, posaçërisht për neve që pikturojmë të gjitha ato vise dhe të njëjtat ua zbulojmë të tjerëve. Gjërat ngadalë kthehen në normale, ashtë që u gëzohem takimeve të serishme me shoqërinë dhe natyrën”, përfundon bashkëbiseduesi jonë.    

 

Ekspozita “Natyra dhe shoqëria” është organizuar në kuadër të projektit “ArtCult”, në bashkëpunim me Qendrën private e kulturës “Akvarijus”, e me mbështetjen e UNMIK-ut. Cikli i ekspozitave ka për qëllim ta prezantoj krijimtarinë bashkëkohore të artistëve të artit figurativ të bashkësive të ndryshme kombëtare, të gjeneratave të ndryshme dhe përcaktimeve të ndryshme stiliko-poetike të cilit jetojnë dhe krijojnë në Kosovë dhe në regjion.

Author: Alternativna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *