Gruaja: Themeli i shoqërisë dhe familjes

Za tekst na srpskom jeziku kliknite OVDE

For English click HERE

“Ditari nga karantina”, “Ëndrrat e thyera”, “Elementi i pestë”. Para jush është edhe “Gruaja”, ekspozita virtuale i punimeve të Mimoza Studenica nga Prishtina. Përshtatshmërisht me emërtimin, elementi kyç i cili përshkon veprat e saja artistike pikërisht është motivi i gruas – gruaja nga jeta e përditshme, e fortë, e pashlyeshme, të prezantuara me teknikën e letrës filigrane në pëlhurë.  

Gejsha, Kejt Mos, Merlin Monro, Japoneze, Madmazel, Zonja me kapelë, Vajza nga Afrika, Vajza ekzotike – janë disa nga punimet e Studenica, me arsimim dizajnere grafike e punësuar në Seksionin për promovime të Radio televizionit të Kosovës.     

Pse Gruaja, pyesim bashkëbiseduesen tonë. 

“Gruaja është themel i rëndësishëm i shoqërisë dhe familjes”, është përgjigje e autores.

Inspirimin e gjejnë në jetën e përditshme në të cilën gruaja është pikërisht figurë qendrore.  

“Përpiqem ta prezantoj gruan nga të gjitha sferat e jetës”, thekson Studenica. Këtë e bënë me ndihmën e letrës, duke shfrytëzuar ngjyrat, ngjitësin, gërshërët, pëlhurën.

“Ekspozita Gruaja është shembull i shkëlqyeshëm se si letra filigrane mund të jetë material i artit figurativ jashtëzakonisht i përdorshëm për arritjen e këndshmerisë kulminante”, thekson Miljana Dunđerin në recensionin e saj.
“Ambalazha prej letrës (e njohur edhe si letër filigrane) është teknika artistike e cila përfshinë përdorimin e shiritave të letrës së larme të shndërruar në rolne, të krijuara në formë të ndryshme, e pastaj së bashku të ngjitura në pëlhurë. Letra është e mbështjellur, e dredhur, e manipuluar në atë mënyrë që të krijohen format të cilat do të përdorën në pëlhurë për të fituar vepër artistike. Ekzistojnë lloje dhe forma të ndryshme të shiritave të letrës, e nga përdorimi i tyre dhe aftësisë me rastin e ngjitjes dhe kombinimit varet edhe kualiteti i veprës së artit figurativ të krijuar në këtë mënyrë”, shpjegon ajo.

Ndonjëherë, megjithatë, shton, se burim i inspirimit i është edhe diçka: “Nevoja që jetën e përditshme ta bëjë sa më piktoresk dhe mallëngjyese”.  

Pjesë e jetës tonë të përditshme ka qenë edhe pandemia e shkaktuar me korona virusin, e përcjellur edhe me izolim të cilën, ngadalë, po e lëmë pas vetës. A ka pasur nevojë që edhe përditshmërinë e saj ta bëjë më piktoreske dhe më mallëngjyese në kohën e izolimit? A e ka ‘cytur’ ajo të krijoj më tepër?    

“Artistët krijojnë nën rrethanat e ndryshme, zakonisht kur krijojmë, kohën e kalojmë me vetveten. Ndoshta është pak më ndryshe në rrethanat e pandemisë, por supozoj se ne ‘humbim’ në krijim dhe kjo është parajsa jonë e sigurt”, përfundon Studenica.  

Ekspozita “Gruaja” është organizuar në kuadër të projektit “ArtCult”, në bashkëpunim me Qendrën private të kulturës Akvarijus, e të cilin e ka mbështetur UNMIK-u.

Cikli i ekspozitave ka për qëllim ta prezantoj krijimtarinë bashkëkohore të artistëve të artit të bashkësive të ndryshme kombëtare, të gjeneratave të ndryshme dhe përcaktimeve të ndryshme stiliko-poetike të cilit jetojnë dhe krijojnë në Kosovë dhe në regjion.

Author: Alternativna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *