Ëndrrat të cilat kanë sjellë dëshpërim dhe pakënaqësi: Të thyera dhe të dukshme

Ëndërrojmë/ imagjinojmë/shpresojmë. Ëndrrat janë pjesë e jetës tonë sekrete. Shpeshherë shkaktojnë ndjenja të pakëndshme, disa janë edhe të paplotësuara. “Ëndrrat e thyera” për Toni Ostojić janë inspirim për ciklin e punimeve dhe ekspozitën me të njëjtin emër e cila është para jush.  

“Ëndrrat e thyera, sepse janë dedikuar ëndrrave të cilat kanë sjellë dëshpërim dhe pakënaqësi, apo madje të atyre ëndrrave të cilat nuk janë të realizuara. Ëndrrat e mija të thyera kanë qenë pjesë e inspirimit për këtë cikël të artit figurativ, por në përgjithësi bëhet fjalë për ëndrrat e thyera e njeriut si qenie, e jo mua si individ”, thotë autori.

Miljana Dunđerin

Qasja objektive preokupimeve emocionale, pllaka e zinkut si medijum bazik mbi të cilën është kryer “dhuna artistike”, në të cilën gjendën gjurmët e përkujtimeve. “Kjo procedurë është ekuivalent i dëmtimit të përhershëm, në korrelacion me shoqërinë bashkëkohore” – ka cekur në recension drejtoresha e Qendrës private kulturore Akvarijus, Miljana Dunđerin.

“Kam dëshiruar të shfrytëzoj më shumë teknika grafike në këtë cikël, sepse me vokacion jam artist grafik. Nga bota e grafikës tradicionale kam përdorur teknikat e akvatintit, bakër gdhendës, mecotintas, gjilpëra e terur, si dhe kombinimin e të gjitha teknikave përnjëherë. Krahas teknikave tradicionale në grafikë, kam kryer edhe disa vepra të cilat janë punuar me metodën moderne digjitale, e në veprat të cilat janë realizuar në kartonin e piktorit e kam përdorur teknikën e punës me ngjyra akrilik”, shpjegon Ostojić.

Nëse e shfletoni katalogun, do të kuptoni se secili punim e mbanë emërtimin e njëjtë, e së dallimi i vetëm është në numrat në përshkrimin. Kjo nuk befason, pasi që bëhet fjalë për ciklin e njëjtë të artit figurativ i cili është ndërlidhur, e punimet janë të numëruara në mënyrë kronologjike, sipas krijimeve të tyre, prej të parit kah i fundit. 

E nëse ecni nëpër galeri virtuale prej punimit në punim, ndoshta veç keni kuptuar se cilin e preferoni. Megjithatë, autori po thotë se nuk do të mundët të veçoji asnjë vepër prej këtij cikli: “Sepse të gjitha ato së bashku e formojnë një tërësi”.  

Momentalisht është duke punuar në ciklin e ri.

“Tash jam në fazën e përpunimit të skicave dhe në përgatitjen e pllakave për punën e mëtejshme. Tani për tani mund të them se ky cikël do të jetë i përpiluar ekskluzivisht nga grafika. Lidhur me këtë më shumë do të mund të zbuloja kur punimet të jenë në përfundim e sipër”, shton ai.  

Kur flasim për punimet e Ostojić-it, do të duhemi të kthehemi në të kaluarën. Vepra e tij e parë grafike është krijuar në vitin 1988, në Koloninë grafike në Suboticë kur ka pasur vetëm gjashtë vjet. Në koloninë ka marrë pjesë duke falënderuar nënës së tij, Sonji Spiroskoj-Ostjojić, e cila gjithashtu ka qenë pjesëmarrëse:

“Atëherë për herë të parë kam arritur të takohem me grafikën dhe menjëherë kam njohur se ajo është me të cilën do të doja të merrem. Në atë kohë është krijuar vepra ime e parë grafike. Organizatorët e kanë njohur përpjekjen time dhe interesimin të madh dhe kanë vendosur të me vendosin si pjesëmarrës të barabartë në kolonin e artit figurativ, e vetvetiu jam bërë edhe pjesëmarrësi më i ri i kësaj kolonie”.

Hajde të rikthehemi në të tanishmen. Pandemia e virusit. Korona dhe kreativiteti?

Toni Ostojić

“Kreativiteti nuk humbë në rëndësi, sepse ai është një faktor i rëndësishëm, diçka që përpiqem ta aplikoj çdo ditë. Kjo është mënyra e shprehjes sime dhe pjesa e jetës time të përditshme”, thotë autori i ekspozitës.

Si ai si artist e përjeton karantinën?

“Si artist nuk përjetoj këtë situatë si ndonjë shok të madh dhe mendoj se shumica e kolegëve të cilët merren me këtë punë do të pajtohen me mua, sepse në njëfarë mënyre, jemi mësuar në të gjitha këto, duke kaluar kohën në mënyrë të përditshme në atelie”, përgjigjet dhe shton:

“Edhe para pandemisë kemi qenë të izoluar në lokalet me vepra tona artistike, duke punuar dhe krijuar. Në mua nuk lenë ndonjë pasojë të madhe, sepse e kam interesimin tim dhe objektivat në të cilat punoj. Në çdo rast, shpresoj se situata me virusin do të kryhet sa më parë dhe se njerëzit do të mund t’i kthehen jetës së përditshme normale.

Dëgjoni bisedën tonë dhe çka ka porositur recensuesja Miljana Dunđerin:

Ekspozita është organizuar në kuadër të projektit ArtCult, në bashkëpunim me Qendrën private të kulturës Akvarijus, e të cilin e ka mbështetur UNMIK-u.

Cikli i ekspozitave ka për qëllim ta prezantoj krijimtarinë bashkëkohore të artistëve të artit të bashkësisë të ndryshme kombëtare, të gjeneratave të ndryshme dhe përcaktimeve të ndryshme stiliko-poetike të cilit jetojnë dhe krijojnë në Kosovë dhe në regjion.

Author: Alternativna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *