Arti – liria dhe gjuha e së ardhmes

Za tekst na srpskom jeziku kliknite OVDE

For English version click HERE

Në kohë të pandemisë, kultura dhe arti kanë pasur rolin më të rëndësishëm se sa zakonisht. Duke i falënderuar realitetit, kjo përmbajtje ka qenë edhe më e çashmja. Ekspozitat virtuale, për shkak të masave të vëna për shkak të pandemisë, kanë qenë edhe pjesë të projektit “ArtCult”. Në kuadër të ciklit të ekspozitave me të njëjtin emër, punimet e veta i kanë ekspozuar Vesel Saliji (“Pas melankolisë”), Aleksandar Glibetić (“Ditari nga karantina”), Toni Ostojić (“Ëndrrat e thyera”), Snežana Manasić(“Elementi i pestë”), Mimoza Studenica (“Gruaja”) dhe Demir Pepić (“Natyra dhe shoqëria”). Ekspozitat i ka organizuar Qendra private e kulturës Akvarijus në partneritet me Alternativa, faqja e Internetit. Cikli ka pasur për qellim të prezantoj krijimtarinë bashkëkohore të artistëve të artit figurativ të bashkësive të ndryshme kombëtare, gjeneratave të ndryshme dhe përcaktimeve të ndryshme stiliko-poetike të cilët jetojnë dhe krijojnë në Kosovë dhe regjion. Para jush është ekspozita grupore përfundimtare e “ArtCult” ciklit.

“Cikli i ekspozitave ‘ArtCult’ ka treguar se arti nuk varet nga rrethanat në të cilat krijohet, përkatësisht se ajo jeton edhe në karantin, se kreativiteti është diçka që nuk mund të fshihet nga artisti, diçka që nuk ka kufijë, që nuk ka ndarje, që nuk ka kurrfarë kufizimi. Kjo është një liri e madhe e cila është treguar në gjashtë muajt e fundit përmes punimeve të ndryshme të autorëve të cilit kanë ekspozuar gjatë këtij cikli” – ka porositur Miljana Dundjerin nga Akvarijus.

Për katalogun shtypni KETU

Duke shtuar se më e rëndësishme është që ekzistojnë ata që e njohin rëndësinë e artit dhe e mbështesin, thekson: “Pa të nuk kishim pasur mundësi t’u ofrojmë shanse njerëzve të rinj të cilit akoma duhen të vijnë në skenë dhe të tregohen në punën e tyre vet krijuese”.

“Kultivimi i shikimit bashkëkohor në artet, artet bashkëkohore është diçka në të cilën duhet të fokusohemi sepse ajo është mënyra e vetme që të flasim me gjuhën e së ardhmes. Arti është gjuhë universale dhe për këtë të mundohemi që atë gjuhë ta mësojmë më së miri dhe ta prezantojmë në çdo moment, madje edhe në periudhën e karantinës”, ka përfunduar ajo.


Mesazhet e artistëve

Vesel Salliji: “Kam dashur të prezantoj të kuptuarin tim të realitetit shoqëror, e si shprehja e artit figurativ kërkon ndonjë reagim kthyes, ekspozita në të shumtën më ka ndihmuar për të fituar verifikimin për punën time, e gjithashtu, për të shikuar hapësirën për avancim. Shpresoj se zëri im është dëgjuar dhe që së paku një pjesë të vëzhguesve i kam shty për të menduar”.    




Aleksandar Glibetić Pibo: “Emërtimi i ekspozitës ka qenë ‘Ditari nga karantina’, që ka qenë diçka që për çdo ditë e vizatoj, skicat të cilat përgatitën për mur, kur të përfundoj karantina. Ashtu që, tani më karantina ka përfunduar dhe të gjithë këtë do ta shikoni në mure”.




Toni Ostojić: “Mbajtja e ekspozitës virtuale është risi për mua, sepse për herë të parë në karrierën time një cikël komplet grafik është prezantuar në mënyrë virtuale”. Korona dhe kreativiteti? “Kreativiteti nuk humbë në rëndësi, sepse ai është një faktor i rëndësishëm, diçka që përpiqem ta aplikoj çdo ditë. Kjo është mënyra e shprehjes sime dhe pjesa e jetës time të përditshme”.




Snežana Manasić: “Ka qenë interesante për mua se si natyra po lulëzon dhe ka transformimet e veta përkundër asaj se njeriu tani shfaqet në raport minimal se sa më herët. Unë jam aty elementi i pestë i cili të gjitha këto i vëzhgon, i lëshon përmes emocioneve të veta, përjetimet, i përpunon ato dhe i cili me gjendje emocionale të vet, përndryshe, i krijon pikturat”.




Mimoza Studenica: “Artistët krijojnë nën rrethanat e ndryshme, zakonisht kur krijojmë, kohën e kalojmë me vetveten. Ndoshta është pak më ndryshe në rrethanat e pandemisë, por supozoj se ne ‘humbim’ në krijim dhe kjo është parajsa jonë e sigurt”.




Demir Pepić: “Emërtitmi i ekspozitës ka qenë ‘natyra dhe njeriu’ – emërtimi i logjikshëm i të gjitha atyre që më së tepërmi dua të fotografoj – portretet e njerëzve të dashur përreth meje, si dhe peizazhet, destinimeve të cilat i vizitoj. Dëshiroj që fotografitë të flasin për mua”.  




Projekti “ArtCult” u mbështet nga UNMIK eshtë implementuar nga Alternativna, në bashkëpunim me Qendrën private e kulturës “Akvarijus”, “Gračanica online” edhe “Crno beli svet”.

Author: Alternativna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *