Gathered in Art është një platformë dixhitale për promovimin e artistëve në Kosovë. Kjo hapësirë virtuale shërben kryesisht si një vend tubimi për të gjithë ata që krijojnë, pa marrë parasysh sa kohë, përmes cilave media dhe në çfarë mënyre.
Nga sot, ju mund të shihni zyrtarisht punimet, t’i ndani ato, t’i blini ato dhe t’u rekomandoni faqen artistëve, artdashësve ose kujtdo që dëshiron të zbulojë se kush janë artistët në Kosovë.
“Ideja është të tregojmë se ka shumë që krijojnë dhe që e shohin krijimtarinë si kuptimin e jetës, që arti është përtej të gjithave ndarje shoqërore dhe mjeti më i mirë për të kuptuar”, është mesazhi i Uebfaqes Alternativna.
Ne përsëri i ftojmë artistët të ndajnë punimet e tyre me publikun në platformën Gathered in Art. Aplikimet janë të hapura gjatë gjithë kohës. Shikoni kriteret në vegëzën më poshtë: Platforma dixhitale për promovomin e artistëve në Kosovë: Lajmërohuni!