Të Shtunën, me 12 Qershor, nga ora 5 pasdite, shiqoni ekspozitën e pestë me radhë grupore virtuale “Gathered in Art”. Si më parë, ekspozita përbëhet nga punime të artistëve që prezantuan punimet e tyre në platformën dixhitale me të njëjtin emër. Kjo është e fundit në një seri ekspozitash të organizuara në kuadër të projektit “Gathered: We believe in art”.
Galeria virtuale përmban punime nga Aleksandra Stanković, Leopard Cana, Marija Mojović Filipović, Mladen Ristić dhe Slobodan Rakić.
Ekspozita do të jetë në dispozicion në rrjetet sociale si dhe ne uebfaqe e Alternativna:
https://www.facebook.com/
https://www.instagram.com/
Shikoni ekspozitat e tjera në profilet e Alternativna në Kunstmatrix – Alternativna | KUNSTMATRIX.
Platforma “Gathered in art” është akoma e hapur për të gjithë artistët që duan të ndajnë veprat e tyre të artit me ne dhe ta njohin publikun me punën e tyre.
Lexoni më shumë rreth kritereve të aplikimit KËTU.
Deri më tani, në këtë platformë janë prezantuar dhjetëra vepra nga artistë nga komunitete të ndryshme, me prapavija të ndryshme, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Platforma Gathered in Art mbështetet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).