Për largimin e të rinjve nga Kosova, dhe veçanërisht nga komuniteti serb, flitet në nivel të statistikave pa saktësi, në artikujt mediatikë, ose me shumë pak të dhëna konkrete dhe hulumtime. Një nga pak hulimtimet që ka trajtuar këtë çështje në një mënyrë cilësore, konkretisht rasti i një nga gjeneratat e gjimnazit të Mitrovicës, është hulumtimi i organizatës jo-qeveritare Qendra për Veprime Shoqërore Afirmative – CASA “Emigrimi i të Rinjve nga Kosova: Rasti i Gjeneratës 2020”. Në podcastin e ri të Alternativna, biseduam me autoren e kësaj hulumtim nga CASA, sociologen Dušica Jovičić.

Kërkimi i CASA-it trajton rastin e gjeneratës 2020 në gjimnazin e Mitrovicës Veriore, ku nga 21 nxënës në drejtimin e shkencave natyrore-matematikore, madje 17 prej tyre vendosën të vazhdojnë studimet e tyre në Serbi.

Katër faktorët kyç sipas të dhënave të kërkimit janë – politik, ekonomik, sociologjik dhe personal.

Më shumë dëgjoni në podcastin në vijim:

Kjo përmbajtje është krijuar në kuadër të projektit “Ndërpreje heshtjen”, i cili zbatohet nga Alternativna në partneritet me Radio Kontakt Plus.

Përmbajtja është krijuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe është përgjegjësi e vetme e Alternativna dhe Radio Kontakt Plus, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *