Foto: Lularta Buja

Gjatë fushatës ndërkombëtare në vazhdim “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila zhvillohet çdo vit nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor, Alternativna ka për qëllim që të kontribuojë në rritjen e vetëdijes dhe nxitjen e reflektimeve mbi dhunën me bazë gjinore.

Prandaj, ne jemi të lumtur të publikojmë pesë esetë më të mira fituese të konkursit të Akademisë së Dialogut për Gratë e Reja (AD) Alumnae Network. Kjo nismë e udhëhequr nga AD Alumnae synojë të inkurajoj të rinjtë që të reflektojnë në mënyrë kritike mbi çështjen urgjente të dhunës ndaj grave dhe vajzave (VAWG), duke kontribuar në diskutime konstruktive mbi aspektet gjinore.

Autorja e esesë në vijim është Lularta Buja, ajo është studente e AD nga, e angazhuar në mënyrë aktive në avancimin e ndryshimeve pozitive shoqërore në nivel komuniteti dhe lokal.

AD është një program i përvitshëm, dhjetë-ditor, i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Serbi, që mbledh së bashku 24 vajza të reja nga Prishtina/Priština dhe Beogradi. Objektivi kryesor i programit është të krijojë një rrjet të grave të reja që mund të kontribuojnë në avancimin e dialogut dhe ndërtimit të paqes brenda dhe në mes të shoqërive.

Pas përfundimit të AD, pjesëmarrësit bëhen pjesë e Rrjetit AD Alumnae, i cili sot numëron më shumë se 200 anëtare. Alumnae AD janë të angazhuara dhe kontribuojnë rregullisht në një sërë çështjesh të rëndësishme, siç është fuqizimi i grave dhe të rejave, paqja dhe siguria e grave dhe të rinjve, dialogu brenda dhe ndërkomunitar, etj.

Me këtë rast, Alternativna është e lumtur t’u ofrojë  Alumnave të AD një platformë për të përforcuar zërat e tyre në VAWG, e cila fatkeqësisht mbetet shkelja më e përhapur dhe më e shpeshtë e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Alternativna dhe alumnat e AD janë TË BASHKUARA për të ngritur vetëdijesimin dhe për të ndarë njohuritë për t’i dhënë fund VAWG-së njëherë e përgjithmonë! 

Pikëpamjet e shprehura në këtë ese janë vetëm ato të autorit.


Tokom tekuće međunarodne kampanje „16 dana aktivizma protiv rodno zasnovanog nasilja“, koja se održava svake godine od 25. novembra do 10. decembra, Alternativna ima za cilj da doprinese podizanju svesti i podstakne građane da razmišljaju o rodno zasnovanom nasilju.

Zadovoljstvo nam je da objavimo pet najboljih, pobedničkih eseja na takmičenju Alumni mreže Akademije dijaloga za mlade žene (DA). Ova inicijativa koju je vodila DA Alumni mreža, imala je za cilj da ohrabri mlade da kritički razmisle o gorućem pitanju nasilja nad ženama i devojčicama (VAWG), istovremeno doprinoseći konstruktivnim diskusijama o rodnim aspektima.

Autorka eseja je Lularta Buja, alumnistkinja DA iz Prištine, aktivno angažovana na unapređenju pozitivnih društvenih promena na nivou zajednice i na lokalnom nivou.

DA je godišnji desetodnevni program koji organizuje Misija OEBS-a na Kosovu u saradnji sa Misijom OEBS-a u Srbiji, koji okuplja 24 mlade žene iz Prištine i Beograda. Glavni cilj programa je uspostavljanje mreže mladih žena koje mogu doprineti unapređenju dijaloga i izgradnji mira unutar i među društvima.

Nakon završetka DA, učesnici postaju deo DA Alumni mreže, koja danas broji više od 200 članova. Alumnistkinje DA su angažovane i redovno doprinose nizu važnih pitanja, kao što su osnaživanje žena i mladih žena, mir i bezbednost žena i mladih, dijalog unutar i među zajednicama, itd.`

Alternativna ima zadovoljstvo da omogući alumnistkinjama DA platformu kako bi pojačale svoje glasove o nasilju nam ženama i devojčicama, koje nažalost ostaje najraširenije i najrasprostranjenije kršenje ljudskih prava širom sveta.

Alternativna i DA alumnistkinje su UJEDINJENI da povećaju svest i podele znanje kako bi jednom zauvek okončali nasilje nad ženama i devojčicama!

Stavovi izraženi u ovom eseju su isključivo stavovi autora.


During the ongoing “16 Days of Activism Against Gender-Based Violence” international campaign, which occurs annually from November 25th to December 10th, Alternativna aims to contribute to raise awareness and foster reflections on gender-based violence.

As such, we are happy to publish the top five winning essays of the Dialogue Academy for Young Women (DA) Alumnae Network’s competition. This DA Alumnae-led initiative aimed at encouraging young people to critically reflect on the pressing issue of violence against women and girls (VAWG), while contributing to constructive discussions on gender-related aspects.

The author of the following essay is Lularta Buja, and she is a DA Alumna from Prishtinë/Priština, actively engaged in advancing positive social change at community and local levels.

The DA is an annual ten-day programme organized by the OSCE Mission in Kosovo in collaboration with the OSCE Mission to Serbia that brings together 24 young women from Prishtinë/Priština and Belgrade. The programme’s main objective is to establish a network of young women who can contribute to advance dialogue and peace-building within and across societies.

Following the completion of the DA, participants become part of the DA Alumnae Network, which today counts more than 200 members. The DA Alumnae are engaged and regularly contribute on a range of important issues, such as women and young women empowerment, women and youth peace and security, intra and inter-community dialogue, etc.

As such, Alternativna is happy to provide the DA Alumnae with a platform to amplify their voices on VAWG, which sadly remains the most widespread and pervasive human rights violation worldwide.

Alternativna and the DA alumnae are UNITE to increase awareness and share knowledge to end VAWG once and for all!

The views expressed in this essay are solely those of the author.


Durimi i padurueshëm i gjuhës seksiste (online) ndaj grave

Debati publik është zhvendosur në rrjete sociale pas popullarizimit të hovshëm, njëherit shtrirjes së përdorimit të rrjeteve sociale nga të gjitha grupmoshat në vitet e fundit. Qasja e pakufizuar e rrjeteve sociale, rezulton se i ka dhënë forcë përhapjes së dhunës virtuale me bazë gjinore që cenon ndjeshëm integritetin seksual të grave me anë të komenteve seksiste. Ndërsa në anën tjetër kemi tolerancë të habitshme institucionale, e cila nuk reagon në parandalimin dhe luftimin e dhunës virtuale me bazë gjinore, që duke përdorur mekanizmat institucionalë kompetentë të kuptoj të vërtetën ‘e fshehur’ të kësaj dhune, gjegjësisht qëllimet e saj dhe të parandaloj pasojat që ajo shkakton.

Në shoqërinë kosovare, sfera publike është konsideruar gjerësisht si hapësirë e burrave. Në vendin tonë, si një simbol të keq shenjues të një konsiderate të tillë i kishim odat. Kanuni u jepte këtyre mjediseve një pushtet të pamatë në raport me hapësirat tjera publike që ishin shumë të ngushta. E nga këto mjedise, gratë ishin në mënyrë thuajse të drejtëpërdrejtë të përjashtuara.

Për fat të mirë, odat janë përgjithësisht të dëbuara nga sfera publike – ose, thjesht e kanë humbur funksionin e hapësirave publike. Nuk kanë më ndonjë peshë në zhvillimin e debatit publik, jetës institucionale e politike të vendit. Por, fatkeqësisht ato vazhdojnë të jenë mbeturinat jo krejtësisht të hedhura që vazhdojnë kontaminimin e sferës publike.

A u bë krejt sfera publike një ‘odë’?

Edhe pse oda u përjashtua nga sfera publike, kjo e fundit në një mënyrë u bë një ‘odë’. Me ardhjen dhe më pas popullarizimin masiv të rrjeteve sociale të Internetit, pjesëmarrja në sferën publike u zgjerua në përmasa të jashtëzakonshme. Ky ndryshim i shpejtë, ndikoj që papritmas, kushdo mund të ishte pjesë e debateve publike. Por, përkundër efekteve pozitive që mund të ketë dixhitalizimi, komunikimi virtual dhe informimi në demokratizimin e shoqërisë tonë, njëherit ka hapur derën dhe iu është dhënë mundësia që të shprehen edhe bindjet skajshmërisht të dëmshme që kanë për burim mendësinë e rrënjosur patriarkale që shprehet fatkeqësisht në baza të rregullta pa u penguar seriozisht nga askush.

Platforma online “Facebook” është bindshëm ndër më popullorja në Kosovë. Një shtirje e tillë e përdorimit nga të gjitha grupmoshat dhe popullariteti, ka bërë që Facebook të jetë kanal bashkëkohor i informimit. Audienca e mediave tradicionale është zhvendosur duke konsumuar kështu lajmet dhe informatat që këto media publikojnë në këtë platformë, me mundësi të interaktivitetit me produktet që aty publikohen. Përkundër këtij fakti, në vendin tonë, për më shumë se 10 vite, Facebook vazhdon të mos merret aq seriozisht sa do të duhej nga ana e institucioneve të vendit. Veçanërisht shqetësues në këtë rrjet social është seksioni i komenteve, i cili në mungesë të një politike të platformës për ndalimin e komenteve që nxisin urrejtje në baza gjinore, e të cilat komente nuk moderohen përgjithësisht nga askush, as nga administratorët e mediave që publikojnë lajme përmes kanalit të tyre në Facebook. Në vazhdimësi derdhen komente me gjuhën e urrejtjes në baza gjinore.

Në Kosovë, përkundër indinjatës që shkaktojnë në mundësi, janë të rralla rastet e komentuesve të tillë që problematizohen apo raportohen në institucionet kompetente për rend dhe siguri në mënyrë që të institucionalizohen komentet nënçmuese mbi baza seksiste (dhe ku të pakta janë ato që nuk përfshihet seksizmi).

Komentuesit vazhdojnë që të përdorin gjuhën e urrejtjes me bazë gjinore, kjo formë e komunikimit që mund të kategorizohet si dhunë verbale ndaj grave, – ashtu si dikur dhuna fizike – krijohet përshtypja që po konsiderohet gjerësisht si pjesë ‘e natyrshme’ e debatit publik. Një gjë e tillë, shpërfaq mungesën e vetëdijes mbi pasojat psikologjike që postimi i komenteve të tilla mund të shkaktoj, por njëherit dëshmon pikërisht mos-përbrendësimin e duhur të vlerave liberale brenda institucioneve kompetente të vendit, flet për mungesën e kontrollit dhe raportimit, dhe vazhdimin e ruajtjes së elementit patriarkal, përkundër dëbimit të odave dhe funksionit të tyre publik që patën ndër shekuj në shoqërinë tonë.

Pavarësisht se në pozitat udhëheqëse nuk janë të pranishme gratë po aq sa burrat, as në Kuvendin e Kosovës listat për deputetë nuk janë me numër të barabartë në mes të burrave dhe grave, e madje as komunat e Kosovës nuk udhëhiqen nga ndonjë grua, edhe ato të paktat gra që i kemi në pozitat udhëheqëse, mbahen përgjegjëse duke u ironizuar, fyer, ofenduar për fjalët që nxjerrin nga goja e tyre dhe për qëndrimet që mbajnë, e të cilat publikohen apo zhvillohen përgjatë debateve në media.

Këtë mund ta ilustrojë rasti i deputetes Doarsa Kica Xhelili, e cila ishte e ftuar në një studio televizive dhe kishte përmendur zëvendësdrejtorin e asokohshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) Mentor Shalën, si zyrtar të RTK-së, meqenëse ajo ishte kryetare e Komisionit parlamentar për media dhe diskutimi kishte të bënte për televizionin publik. Deputetja pas deklaratës së saj, u përball me një reagim publik me një gjuhë seksiste nga zëvendësdrejtori i RTK-së, i cili përmes një postimi tha se “…Doarsa bukuroshja paska fol mbramë për prap për mu. Shumë bre ka qef me ma përmend emnin. Po më duket vetëm te unë e ka mendjen! A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që don i thrrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Knaqemi edhe t’kallxoj krejt për RTK-në, edhe nime e kupton cka është RTK-ja! E miqt e RTK-së! Jo valla s’pi thrrasim! Kallxom, kur po dalim, Doarsë!”

E njëjta, do të përballej më pas me gjuhë seksiste nëpër komente kur do të largohej nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes për të kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në Kosovë, ka pasur raste të grave kur publikisht janë kërcënuar vetëm për shkak se e kanë shprehur mendimin e tyre publikisht. Njëra ndër këto raste, që mori vëmendjen e gjerë të publikut është analistja Zana Avdiu, e cila ka cilësuar si të turpshëm dhe akt prej rrugaçi, veprimin e Granit Xhakës i cili u shpall lojtari më i mirë në ndeshjen Zvicër-Serbi në kuadër të Kupës së Botës, dhe një moment ai e kishte kapur orgain gjenital duke ia “treguar” bankës rezervë të Serbisë.

“Veç mos tpafsha live kam met myt…” është njëri nga komentet që ka marrë ajo, në mesin e shumë të tjerave, të cilat (disa nga to), i ka publikuar avokati i Zana Avdiut, Arianit Koci dhe për të cilat tha se rastet e tilla të kërcënimeve, janë denoncuar në Polici.

Për këtë rast kanë reaguar edhe figura të njohura publike, duke ofenduar Avdiun për mendimin e saj. Një reagim më ekstrem, për të njëjtin rast që mund ta përmendim këtu, e ka bërë edhe psikologu i njohur Naim Telaku “Nëse doni ta kuptoni Zanën, lexojeni kompleksin e Elektras të Sigmund Freud. Zana është ilustrim përfekt i këtij kompleksi aka penis envy (lakmia për penis)”.

Pasojat

Pasojat e një fryme të tillë të diskursit publik janë të shumta dhe të ndryshme, theksojmë ato psikologjike që janë studiuar e po studiohen vazhdimisht në vende të ndryshme të botës, sidomos për pasojat që shkaktojnë ndaj grupeve të lëndueshme shoqërore. Megjithatë, nuk janë më pak të rëndësishme pasojat sociale e politike për një vend si Kosova ku jeta publike ishte për kohë të gjatë me një natyrë të ekskluzivitetit gjinor.

Nëse përnjëmend besojmë në postulatin që thotë se “liria ime duhet të kufizohet me cenimin e lirisë së tjetrit”, atëherë kjo liri e tjetrit – e për rastin tonë gruas – është plotësisht e pakuptueshme. Mos-reagimi i duhur institucional ndaj dhunës verbale të shprehur gjerësisht përmes komenteve në rrjete sociale e dëshmon qartazi një gjë të tillë. Në një anë, kemi shprehjen e lirë të qëndrimeve seksiste por në anën tjetër kemi cenimin direkt të lirisë së tjetrit përmes sulmit që prek dinjitetin dhe integritetin seksual personal të një filan gruaje.

Kufizimi i lirisë, siç e dimë nga raste të ndryshme nëpër botë, nuk bëhet thjesht me anë ligjesh apo me anë të përdorimit arbitrar të forcave të rendit (ushtria, policia, gjykatësit etj). Pasi që në rastin konkret kemi cenim të lirisë, meqë mos zbatimi i ligjit dhe ligjzbatuesit po i mbyllin sytë ndaj grupeve shoqërore të rrezikuara nga një gjë e tillë. Për fat të keq, dhuna ndaj grave në media, politikë dhe jetën publike përgjithësisht, vazhdon të ndodh gati krejtësisht në mënyrë të tolerueshme nga forcat e rendit që presupozohet ta ndalojnë.

Zbërthimi i mëtejmë i dhunës ndaj grave na zbulon edhe më tej thellësinë e vlerave patriarkale që ndryhen në të. Për shembull, numri i komenteve me bazë seksuale ndaj burrave është pakrahasueshëm më i vogël se ai ndaj grave. Përsëri, pra, e kemi seksin dhe përsëri i kemi gratë.

Ky ekspozim i plotë i grave ndaj dhunës së tillë publike mund të ketë për pasojë heshtjen e shumë prej grave, ose zbehjen e vëllimit të angazhimit publik të shumë tjerave, por mund të çojë edhe në dekurajimin e shumë vajzave të reja në pjesëmarrjen në jetën publike. Veçse e shohim që numri i grave që përfshihen në debate publike të formateve të ndryshme mediale është ndjeshëm më i vogël se sa ai i burrave.

Pse ndodh kjo?

Është naive të mendohet se komentet që dhunojnë integritetin dhe dinjitetin seksual e personal të grave janë thjesht shfryrje e pafajshme pa prapavijë. Natyrisht, nuk ka ndonjë orkestrim apo organizim të tyre nga ndonjë grup i caktuar (megjithëse, kjo nuk mund të përjashtohet plotësisht, meqë në hapësirën shqipfolëse ka shumë sjellje inautentike dhe shumë profile të rreme). Por, dihet se fjalët që shprehen shtrihen brenda një seti të caktuar bindjesh. Komentuesit, duke e bërë sulmin e tyre në formë komenti, krijojnë përshytpje që mësyjnë të asimilojnë moralisht gratë, të frikësojnë ato dhe të tkurrin prezencën dhe ndikimin e tyre në sferën publike. Secili sulm që i bëhet individualisht një gruaje, përmes bindjeve seksiste mbi të cilat qëndron, është sulm ndaj secilës grua tjetër brenda shoqërisë tonë. Si i tillë, secili sulm që i bëhet me anë të një komenti seksist një gruaje të caktuar, përmbanë në vete natyrë politike pasi që mësyn të shtrijë e zgjatojë veten duke përmbysur çfarëdo mundësie për barazi gjinore.

Shoqëria jonë ka ecur përpara – megjjithëse me hapa të ngadaltë – në vitet e fundit drejt emancipimit gjinor, ku fal aktivizmit të grave, shoqatave që merren me të drejtat e grave dhe barazinë gjinore është arritur përparim në hartimin e politikave, ligjeve, strategjive, rregulloreve që obligojnë krijimin e kushteve për pjesëmarrje të barabartë gjinore si në jetën private ashtu edhe në atë publike. Mirëpo, kjo lloj dhune me elemente patriarkale më duket pikërisht si protestë tepër e dëmshme dhe prapakthyese që ka për tendencë humbjen graduale të lirisë dhe të drejtave të grave.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *