Pandemia e korona virusit na kanë ndryshuar përditshmërinë. Duke respektuar rekomandimet për vetë izolim, lexuesve tonë, përmbajtjen kulturore ua sjellim në monitorët të kompjuterëve të tyre, në ekranet e telefonave të mençura, në rrjete sociale. Para jush është ekspozita e parë virtuale të cilën e organizojmë në partneritet me Qendrën private kulturore “Akvarijus”. Autori i ekspozitës të vizatimeve të emërua “Ditari nga karantina” është Aleksandar Glibetić Pibo. Në vazhdim shikoni katalogun e punimeve të tija dhe ekspozita virtuale, lexoni dhe dëgjoni bisedën tonë për ekspozitën, punimet, por edhe për artin, kreativitetin në kohën e koronës.

“Izolimi na ndanë, por edhe na mundëson që më thelë të gërmojmë në thelbin e jetës, në ekzistimin dhe në rrethanat në të cilat gjendemi” – ka thënë recensuesja e katalogut dhe drejtoresha e Akvarijusit, Miljana Dunđerin.

Miljana Dundjerin

Duke cituar Zhan Ogistin – me të gjitha të ballafaqohemi guximshëm, të punohet për t’i pëlqyer, para se gjithash, vetë vetëdijes, e pastaj disa të tjerëve dhe se ajo është detyra e artistit, sepse arti nuk është vetëm profesion, por edhe apostull, e të gjitha ato përpjekje më herët apo më vonë shpërblehen, thotë se pikërisht ky artist ka besuar që do të jetë i shpërblyer dhe se pas shumë ditëve në errësirë po vjen drita. 

Kjo është ajo që mund të shpjegon dukuritë në histori dhe se artistët në këtë moment, në rrethanat më të vështira – krijojnë, ka theksuar Dunđerin.

“Aleksandar Glibetić në punimet dhe vizatimet e tija i ka dhuruar vija të përhimëta e momentit psikik të karantinës dhe ka prezantuar se si duket marrja e lirisë artistit të lirë”, ka theksuar ajo. 

 

Aleksandar Glibetić i lindur në vitin 1995 në Kralevë. Shkollën e mesme të artit e ka kryer në Çaçak, ndërsa studimet themelore akademike (dega skulptura në klasën e profesorit Peka Nikčević) në Fakultetin e artëve të Mitrovicës, në të cilin momentalisht është duke i kryer studimet master.

Ekspozitën “Ditari nga karantina“ e përfaqësojnë vizatimet e krijuara gjatë vetë izolimit të autorit.

Portretet të cilat i vizaton janë dukshëm grotesk, të deformuar, pjesët e fytyrës janë të theksuara jo proporcionalisht, të shtrirë, të zgrdhitur, shkruan Dunđerin në recensim. Portretet e tija përveç në letër, mund t’i hasni edhe në muret e Mitrovicas.

“Pse fytyra të deformuara, të zgrdhitura? Më dukën interesante për vizatim. Ajo është më shumë emocionuese dhe më dinamike kur stilizohet. Megjithatë, ato janë ekspresione faciale të cilat varen nga pozicioni i murit në të cilën atë do të jenë”, shpjegon Glibetić në bisedë për Alternativë-n.   

Si e ka zhvilluar stilin e vet të jo përditshëm?

“Kur kam filluar të kombinoj figuracionin tradicional dhe portretet me elementet të cilët më parë i kamë punuar në grafitet në mur, ku i kam punuar shkronjat. Atëherë kam filluar t’i vazhdoj format dhe portretet dhe të stilizoj në te sytë, gojën, hundën dhe t’i krijoj panjet, ashtu që kjo relativisht vonë është zhvilluar te unë. Ndonëse muret i punojë që një periudhe të gjatë kohore. Gjithashtu, në stil me të cilin momentalisht punoj shumë ka ndikuar artisti spanjoll Belin (Miguel Ángel Belinchón Bujes) i cili punon neokubizmin”, përgjigjet ai.   

https://www.flickr.com/photos/168688458@N03/49117205736/
PC: Sunčica Andrejević

 

“Po dëgjoj”, “Nuk jam”, “E ti?”, “Okeej”, “Nuk dua”, “Lulja”, “Hëna”, “Merimangë” – janë disa nga titujt e punimeve të tija. 

Aleksandar Glibetić Pibo

“Titujt e punimeve janë reagimet dhe se çka ato punime do të thuajnë vetvetiu, ashtu që ky është një shikim i drejtuar dhe ngjashëm. E tërë poenta e punimeve varët nga murin në të cilin do të jenë. Ndonjëherë në mur është vizatuar portreti i cili shikon në të majtë ku, për shembull, ndodhën mbeturina, apo shikon në të djathtën ku gjendet diçka e palogjikshme, siç është ndërtesa e cila njerëzve ju mbulon dritaret, tarracat …” – shton ai.   

Atëherë parashtrohet pyetja –  se çka i është më e këndshme, letra apo muri?

“Kur është dimri dhe kur nuk është koha e bukur, më të këndshme më janë letra dhe ato teknike tradicionale. Kur arrin koha më e bukur, kur fillojnë festivalet, më i këndshëm më është muri. Ashtu që, atë as që mund ta ndaj, kjo shkon njëra me tjetrën, vetëm se është formati më i madh dhe teknika tjetër”.

Pjesa e bisedës i përket edhe temës të pashmangshme – covid-19. Por, karantina nuk ka ndikuar në dukjet e fytyrave të cilat i ka vizatuar në Ditarin e tij nga karantina.

“Karantina ka ndikuar vetëm në produktivitet, për të pasur më shumë kohë t’i përkushtohem vizatimeve, skicave. Ashtu që ato janë fytyra të përditshmërisë. Nuk ka gjësend lidhur me karantinën, disa kritika…” thotë ai.

Karantina mund të jetë kreative, shton ai:

“Sepse nuk kemi obligime, mundemi vetëm të ulemi dhe të krijojmë, ashtu që mund të punohet edhe në kuantitet edhe në kualitet”.

“Mua, sa i përket artit asgjë nuk më pengon, vetëm më pengon se momentalisht nuk kamë ngjyra me veti”, përfundon në fund të bisedës.

 

Ekspozita është organizuar në kuadër të projektit ArtCult, në bashkëpunim me Qendrën private të kulturës Akvarijus, e të cilin e ka mbështetur UNMIK-u.

Cikli i ekspozitave ka për qëllim ta prezantoj krijimtarinë bashkëkohore të artistëve të artit të bashkësive të ndryshme kombëtare, të gjeneratave të ndryshme dhe përcaktimeve të ndryshme stiliko-poetike të cilit jetojnë dhe krijojnë në Kosovë.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *