Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, u ka dhënë afat të ri institucioneve serbe për të “çliruar” objektin në Lagjen e Boshnjakëve. Bëhet fjalë për katër institucione që funksionojnë sipas sistemit të Republikës së Serbisë – Zyra për Kosovë, Drejtoria e Fondit për Sigurime Pensionale dhe Invalidor, Qarku i Mitrovaçit dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria.

Milica Andrić Rakić nga Iniciativa e Re Sociale (NSI) beson se qeveria aktuale do të vendosë ta zbatojë atë vendim, përkundër rezistencës së mundshme nga punëtorët e atyre institucioneve. Njëkohësisht ajo shpreh frikën se një hap i tillë mund të përsërisë skenarin e 26 majit, kur para ndërtesave komunale në veri të Kosovës pati konflikt mes qytetarëve dhe pjesëtarëve të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Përkundër asaj që vendimi formal për “çlirimin” e objektit është marrë nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Andrić Rakić thekson se vendimi përfundimtar do të varet nga vlerësimi i qeverisë së Kosovës dhe gatishmëria e saj për të “ndërlikuar tutje situatën në veri”.

Kjo përmbajtje është krijuar në kuadër të projektit “Ndërpreje heshtjen”, i cili zbatohet nga Alternativna në partneritet me Radio Kontakt Plus.

Përmbajtja është krijuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe është përgjegjësi e vetme e Alternativna dhe Radio Kontakt Plus, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *